22.2 C
Pristina
E enjte, 22 Maj, 2025

Hidhet nga kati i tretë pacienti me probleme mendore në spitalin e Mitrovicës – Vdes në vendin e ngjarjes

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmë në Spitalin Rajonal të Mitrovicës së Veriut, ku një pacient ka humbur jetën pasi është hedhur nga kati i tretë i objektit spitalor.

Rasti është raportuar më 21 maj 2025, rreth orës 23:30, kur Policia e Mitrovicës Veri është njoftuar nga sigurimi spitalor për një incident të rëndë brenda klinikës. Menjëherë, njësitë relevante kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar vdekjen e një pacienti të identifikuar si Lj. B., 68 vjeçar, me banim në rrugën “Kral Petri” në Mitrovicë të Veriut.

Sipas deklaratës së doktoreshës Bojana Bojković, ngjarja ka ndodhur në repartin e internos. Ajo ka treguar se gjatë vizitës në një dhomë tjetër, ka dëgjuar hapjen e një dritareje dhe kur është afruar në dhomën përballë, ka parë viktimën duke u hedhur nga një lartësi prej rreth 15 metrash.

Personeli mjekësor ka ndërhyrë menjëherë, por viktima ka qenë pa shenja jete. Sipas spitalit, pacienti ishte pranuar më 19 maj pas një infarkti në zemër, ndërsa gjithashtu ishte evidentuar si person me gjendje të rënduar mendore.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetues të Stacionit Policor Mitrovicë Veri, njësia e hetimeve rajonale dhe krimteknikët, të cilët kanë dokumentuar rastin. Pas konsultës me prokurorin kujdestar, është vendosur që trupi i pajetë të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për autopsi, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Trupi i viktimës është tërhequr nga njësia e IML-së.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here