‘’Janë publike bisedat’’- Quni ‘godet’ VV-në për lidhjet me Listën Serbe

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Quni, ka deklaruar për refuzimin e ftesës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit për takime konsultative lidhur me formimin e qeverisë së re.

Në Tëvë1, Quni ka theksuar se në takimin me presidentën PDK dhe AAK janë pajtuar me një Qeveri në tranzicion dhe vetëm VV-ja ka heshtur.

Tutje ai tregoj se pse nuk e mbështet procedurën me votë të fshehtë duke thënë se LDK ka dyshim për manipulim dhe transparence për çka që kanë bërë disa diskutime me Listën Serbe.

Quni ka ‘goditur’ VV-ja duke thënë se ata po pretendojnë të kenë një bashkëpunim më Listën Serbe me njërëz ta cilët i’u janë publikur bisedime që kanë në krye krime.

“Po ju e keni parë që janë publikuar edhe bisedat me autoritet publike me njerëzit që janë të kërkuar që kanë kryer krime kanë udhëhequr aksione dhe kemi komunikime, janë zbuluar edhe poashtu edhe për media nga ballkoni i Parlamentit ku një deputet komunikon me autoritet e VV-së edhe për këtë ata një pjesë janë të gatshmë me votu kryeparlametaren e zgjedhur prej VV-së”, është shprehur Quni.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here