Sulm, rrëmbim dhe vjedhje brenda natës në rajonin e kryeqytetit, asnjë i arrestuar

Në orët e fundit të së martes dhe të parat të së mërkures, rajoni i kryeqytetit ka qenë dëshmitar i tri krimeve të rënda, e për të cilat ende nuk ka të arrestuar.

Në Fushë Kosovë, u regjistrua rasti më flagrant, në orët e para të së mërkurës.

Në bashkëdyzimin në mes të rrugëve Pajazit Islami dhe Dardania, në orët e para të mëngjesit, një vajzë që dyshohet të jetë e mitur u rrëmbye.

Nëna e saj u mundua ta parandalojë rrëmbimin dhe mori lëndime. Vajza e mitur u lirua pas 1 ore. Edhe nëna edhe vajza morën ndihmë mjekësore në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Pak orë më vonë, pikërisht në orën 3 të mëngjesit, tre persona të maskuar, në një nga filialet e një operatori telefonik në Sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, kryen një grabitje.

Pasi morën peng rojën të cilin e dërguan në kuzhinën e objektit, morën kasafortën e IPKO-s, për të cilën dyshohet se përmbante sasi të konsiderueshme parash, telefona të rinj dhe mbushje elektronike.

Nga Policia e Kosovës thanë për televizionin se ende nuk kanë arrestuar dikë.

“Aktualisht policia është duke ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe operacionale për identifikimin dhe arrestimin e të dyshuarve. Ftojmë qytetarët që posedojnë informacione relevante për rastin të bashkëpunojnë me policinë përmes linjës falas 192 apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë”.

Në këto rrethana, ekspertët e sigurisë rekomandojnë masa shtesë nga autoritetet, raporton RTVDukagjini.

“Kjo është shqetësuese për shkallën e kriminalitetit dhe unë mund të propozoj që nuk mjafton vetëm uniforma e policisë që të bjerë numri i veprave penale në bazë të prezencës së tyre, por policia të jetë aktive edhe më tepër, sidomos me rroba civile”, ka deklaruar Avni Islami, Ekspert i Sigurisë.

Përndryshe, rasti i tretë që edhe shënoi fillimin e incidenteve, u regjistrua rreth orës 21 të së martes në rrugën “Henry Dunant” të lagjes Ulpiana të Prishtinës. Teksa po futej në veturë, një mjek i njohur që gjithashtu është edhe pjesë e QKUK-së, është goditur në kokë me një mjet metalik nga një person, i cili gjithashtu nuk është arrestuar ende.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here