Sekuestrohen apartamente, makina, prona, restorante luksoze dhe një rrjet televiziv

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me operacionin anti-drogë ‘Ura’, në Shqipëri dhe Itali.

Antimafia Italiane dhe SPAK-u kanë kryer një megaoperacion antidrogë të koduar “Ura” nga i cili janë lëshuar 52 urdhër-arreste.

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me pasuritë e sekuestruara në këtë megaoperacion.

Lënda narkotike kokainë nisej nga Ekuadori drejt portit të Roterdamit në Holandë dhe më pas në Bari të Italisë. Nga aty shpërndahej në qytete të tjera të Italisë, por edhe shtete të tjera të BE. Droga e presuar kishte logo të ndryshme, përfshirë atë të Audi, Paris dhe Leon.

Këto emërtime janë sipas devijacioneve të ndryshme nga ku do të shkonte në destinacion. Ndërkohë, lënda narkotike hetoinë dërgohej nga Shqipëria në Itali përmes autobusëve të linjave të Barit dhe jo vetëm, të cilët lëviznin në det përmes trageteve.

E njëjta rrugë përdorej nga autobusët për sjelljen e sasive të mëdha të parave në Shqipëri. Nga kontrollet, përveç lëndës narkotike dhe topave me para, janë gjetur lista ku shënoheshin shumat a parave dhe të shpërndarjes së drogës.

Grupi kriminal i goditur i shqiptarëve i kishte rolet e ndara, sipas funksioneve që kryenin, nga porositësitë tek ata që kalonin lëndën narkotike për në Itali.

Masat paraprake mbi asetet (aktualisht, subjekt i verifikimit të mëtejshëm në fazën e vendimmarrjes me pyetje të kryqëzuara me mbrojtjen), në Itali kanë të bëjnë me sekuestrimin parandalues që përfshin konfiskimin e aseteve të luajtshme dhe të paluajtshme, duke përfshirë 9 apartamente, 4 kompani, 7 llogari rrjedhëse dhe 3 makina, dhe në Shqipëri, sekuestrimin e pronave të ndryshme, 2 kompanive të ndërtimit, 4 restoranteve luksoze, 1 agjencie pasurish të paluajtshme, 1 rrjeti televiziv, vlera e përgjithshme e të cilave vlerësohet në disa milionë euro.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here