Gjenocidi i heshtur: 326 të vdekur nga uria, 14 mijë foshnja në prag vdekjeje, Netanyahu mbyll dyert e jetës në Gaza

Ndërsa OKB ul sirenat e alarmit, Perëndimi ngurron të veprojë: A po ndëshkohet një popull i tërë para syve tanë?

Në heshtjen e krimeve të luftës, Izraeli po shkruan një nga kapitujt më të errët të historisë moderne me bllokadën totale ndaj Gazës. OKB paralajmëron: 14 mijë foshnja mund të vdesin në 48 orë.

Prej 2 marsit 2025, Rripi i Gazës është kthyer në një burg të hapur, ku uria, mungesa e ujit dhe barnave, kanë marrë jetën e të paktën 326 palestinezëve, shumica fëmijë dhe të moshuar.

Sipas Al Jazeera dhe burimeve të OKB-së, mbi 1.17 milion njerëz po përballen me uri ekstreme, në atë që është quajtur “kriza më e rëndë e urisë së shkaktuar nga njeriu që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Izraeli, nën udhëheqjen e Benjamin Netanyahu, jo vetëm që ka ndaluar hyrjen e ndihmave humanitare, por ka shkatërruar sistematikisht infrastrukturën jetike të Gazës, spitalet janë jashtë funksionit, uji i pijshëm është luks i rrallë, ndërsa sëmundjet infektive janë kthyer në epidemi.

Komuniteti ndërkombëtar, përveç ndonjë deklarate të zbehtë, duket i paralizuar. Franca, Britania dhe Kanadaja kanë folur për sanksione dhe rritje ndihme, por asgjë nuk e ka ndalur makinën ushtarake izraelite. BE ka paralajmëruar një “rishikim” të marrëveshjeve tregtare me Izraelin, ndërsa SHBA vazhdon të qëndrojë e përmbajtur, duke mos ndërmarrë asnjë hap real.

Sipas OKB-së, 14 mijë foshnja janë në prag të vdekjes nëse nuk hapen menjëherë korridoret humanitare. Por Izraeli justifikon bllokadën si masë sigurie për të parandaluar furnizimin e Hamasit, një argument që po përdoret për të justifikuar ndëshkimin kolektiv të një popullsie të tërë.

A është kjo vetëm një krizë humanitare apo një gjenocid në kohë reale, me miratimin e heshtur të një bote të lodhur e të nënshtruar?/Pamfleti

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here