Parashikime të “frikshme” ekonomike pas 1 janarit

Raporti i fundit i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për Kosovën, liberalizimin e vizave për Kosovën nga janari i vitit 2024 përmendet si faktor që mund të çojë në rritjen e emigracionit.

Kjo sipas FMN-së mund të ndikojë “negativisht në kërkesën afatshkurtër dhe duke rritur ngushtësinë e disa segmenteve të tregut të punës”.

“Rreziqet e brendshme. Në terma afatshkurtër, një impuls fiskal më i vogël se ai i parashikuar mund të dëmtojë rritjen; Liberalizimi i vizave i BE-së, i cili hyn në fuqi në janar 2024, mund të çojë në rritjen e emigracionit, duke ndikuar negativisht në kërkesën afatshkurtër dhe duke pakësuar disa segmenteve të tregut të punës’ – thuhet aty.

Në raport më tej thuhet se aktivitet i dobët i ekonomive të zhvilluara mund të ndikojë remitancat e vendit.

“Në periudhën afatmesme, aktiviteti më i dobët në ekonomitë e përparuara evropiane mund të ndikojnë flukset hyrëse të lidhura me diasporën dhe kërkesën e jashtme.

Kushtet financiare më të shtrënguara mund të rëndojnë cilësinë dhe likuiditetin e aktiveve të bankave”, thuhet në raport. Safet Gërxhaliu njohës i çështjeve ekonomike ka renditur disa faktorë, që do të ndikojnë në parametrat e zhvillimit ekonomik.

“Kosova edhe më tej vazhdon të mbetet shtet me agjendë politike ka pak hapësirë për ekonomi. Pa marrë parasysh parashikimet që vijnë nga Banka Botërore, FMN-ja, definitivisht sfidat ekonomike do të jenë mjaft të mëdha në vitin e ardhshëm.

Përveç inflacionit të importuar dhe që vërtet ka një trend shqetësues dhe rritje të çmimeve në mënyrë spekulative që shumë vështirë po kthehen ato, nuk do të kthehen në stadin fillestar në këtë drejtim jo vetëm në Kosovë po edhe vendet e Ballkanit, në veçanti disa shtete evropiane, të cilat janë partnerë kryesorë strategjikë, ekonomikë të Kosovës janë nën presionin e një krize ekonomike”, thotë Gërxhaliu.

Sipas tij kjo në mënyrë indirekte do të bartet edhe në Kosovë. “Besoj se sfidat do të jenë mjaft të mëdha. Bazuar në faktin se në Kosovë nuk ka një dialog të mirëfilltë publik-privat, nuk ka kreativitet dialogues midis nivelit qendror dhe atij lokal.

Dialogu është inekzistent dhe në këtë mënyrë nuk mund të ketë vizion për të dalë nga situata aktuale”, tha ai. Brenga më e madhe që e pret Kosovën sipas tij është edhe procesi i liberalizimit të vizave. “Nga 1 janari do të pësojë goditje edhe sektori privat.

Kësaj situate i kanë paraprirë shumë rrethana të tjera që e kanë përfshirë punësimin në Kosovë. Në rend të parë ka qenë nënçmim nga sektori privat që ka pagë 190 –230- 250 euro në sektorë të caktuar është me të vërtetë shqetësuese.

Krejt kësaj i shtohet fakti ku e kemi një inflacion dhe rritje të çmimeve ato paga janë të ulëta është efekti i parë. E dyta brenga se ku do të jemi nesër apo në ankth, që e kapluar masën është evidente. Në këtë drejtim besoj që nga 1 janari do të kulmojë kjo pakënaqësi ku do të tentohet të dalin jashtë”, tha Gërxhaliu.

Sipas tij ajo çka është më shqetësuese se nga Kosova nuk po ikin edhe ata që janë të punësuar, gjithë po kërkojnë siguri, arsim të gjithë kërkojnë shëndetësi dhe këtë në Kosovë nuk mund ta kenë. “

Andaj parashikimet edhe nga institucionet kredibile ndërkombëtare po edhe nga ekspertët vendës, nuk duhet të ketë fryrje të indikatorëve ekonomikë por të shihet realiteti dhe nëpërmjet një dialogu të gjenden modalitete për ta ndihmuar sektorin privat dhe punësimin, nuk është zgjidhje importi i fuqisë punëtore.

Tentativa e këtyre që vijnë në Kosovë nuk është Kosova po është ikja nga Kosova në Evropë“, ka shtuar Gërxhaliu.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here