Rrezikonin mbytjen, anija shqiptare “Butrinti” u vjen në ndihmë 13 emigrantëve

Anija shqiptare “Butrinti” P-134, pjesë e misionit të NATO-s në Detin Egje finalizoi operacionin e kërkim-shpëtimit (SAR), duke u ardhur në ndihmë 13 emigrantëve, mes tyre 2 fëmijë.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu. Ky është operacioni i katërt SAR i kryer nga Forca Detare shqiptare në Egje gjatë vitit 2025, ndërsa janë 111 jetë të shpëtuara, raporton abcnews.

Postimi i ministrit shqiptar:

“Një tjetër operacion i suksesshëm nga djemtë dhe vajzat tona të Forcës Detare!

Anija 🇦🇱 “Butrinti” P-134, pjesë e misionit të NATO-s në Detin Egje, finalizoi operacionin e kërkim-shpëtimit (SAR), duke u ardhur në ndihmë 13 emigrantëve, mes tyre 2 fëmijë.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim të ngushtë me Rojet Bregdetare të Greqisë dhe Turqisë, dhe përfundoi pa asnjë incident.

🌊 Ky është operacioni i katërt SAR i kryer nga Forca Detare shqiptare në Egje gjatë vitit 2025 me 111 jetë të shpëtuara.

Të gatshëm përherë’, shkruan ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu.

SHIKO EDHE:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here