Erzen Zyberaj, ultra-maratonisti ishte këtë të hënë i ftuar në një lidhje direkte për Euronews Albania për të folur për sfidën e tij.
Ai ka vendosur të bëjë me vrap 260 kilometra nga Prishtina në Tiranë, me rastin e Ditës së Pavarësisë së Shqipërisë.
I veshur me simbolet kuq e zi, Ai ka treguar se përse e ka menduar këtë maratonë.
“E kam marrë këtë vendim për shumë arsye. Në të shkuarën populli shqiptar dhe Kosova gjithmonë kanë vuajtur. Kjo ka qenë ëndrra ime që këtë rrugë ta përshkojë me vështirësitë që kanë kaluar heronjtë tanë. Unë do nisem nga ora 10 dhe besoj se do arrij në Tiranë në orën 10 të të nesërmes”,-u shpeh Zyebraj.
Ai tha se kishte rreth tre vite që përgatitej për këtë sfidë ku synimi i tij është që me vrap të bëjë rrugën Prishtinë- Tiranë për 24 orë.