Temë mjaft interesante dhe serioze ishte këtë javë në emisionin Kojshia Show. Të ftuarit, Ismet Tara – i njohur si Komandant Hoxha – dhe Nazmi Jusufi, shqiptari që ka punuar dikur në Gjykatën e Hagës në sektorin e financave, trajtuan temën e Gjykatës Speciale dhe dëshmive që kanë tronditur opinionin.
Ismet Tara tronditi studion me deklaratën se Enver Sekiraqa ishte ndihmuar të arratisej nga burgu dhe më pas ishte paraqitur në Hagë si dëshmitar, duke befasuar edhe vetë Nazmi Jusufin, ish-punonjës i asaj gjykate.
Për ta parë këtë moment, shikoni emisionin e plotë në videon më poshtë: