Sot rreth orës 10:30, në rrugën “Butofci”, pranë deponisë së mbeturinave, një qytetar ka vërejtur një qese të zezë brenda së cilës dyshohej se ndodhej një foshnje e vdekur.
Lidhur me rastin janë deklaruar nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, të cilët kanë konfirmuar se kanë nisur hetimet.
Ndryshe, burime nga vendi i ngjarjes konfirmojnë se njësia e emergjencës, pas mbërritjes në lokacion, ka konstatuar se foshnja e sapolindur, e gjetur e braktisur në një qese të zezë në zonën e deponisë në rrugën “Butofci”, Matiqan, ishte pa shenja jete.
Aktualisht, në vendin e ngjarjes po qëndrojnë njësia e hetimeve, krim-teknika dhe njësia mbështetëse. Ndërkohë, në lokacion kanë arritur edhe ekspertët e forenzikës, si dhe Instituti i Mjekësisë Ligjore, që pritet të ndërmarrë procedurat për ekzaminimin e trupit të pajetë të foshnjës.
Në momentin që qytetari është afruar, ka zbuluar se në të vërtetë brenda qeses ndodhej një foshnje e porsalindur, pa shenja jete, e braktisur në mënyrë të tmerrshme.
Menjëherë është kërkuar ndihma mjekësore dhe njësia emergjente është thirrur për të dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë që autoritetet përkatëse janë parë në vendin e ngjarjes, duke nisur veprimet hetimore për të zbardhur rrethanat e rastit.
Shkaku se pse është sjellë foshnja në atë lokacion dhe identiteti i personit që e ka braktisur mbeten ende të paqarta.
