Boksieri kosovar e shpartallon keq serbin në ring

Boksieri deçanas që jeton në Belgjikë, Ari Avdimetaj ka treguar edhe një herë forcat në boksin profesional duke triumfuar me lehtësi kundër një boksieri serb.

22 vjeçari, Ari Avdimetaj ka fituar në meçin kundër 35 vjeçarit, Slajdjan Dragisic nga Vranja. Meçi ka zgjatur 6 runde ku dy nga ta Avdimetaj e ka treguar sukses të jashtëzakonshëm duke e rrëzuar dy herë kundërshtarin serb.

Për ta parë meçin ishin pjesëmarrës rreth 200 shqiptarë në këtë event boksi.

Hyrja në arenë ishte spektakulare pasi që u përcoll me këngën që tashme mbush zemrat e çdo shqiptari “Mora fjalë”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here