Kujdes nëse ia mësyni kësaj rruge, veturat mezi kalojnë

Po vazhdojnë reshjet e dendura të borës për tash e disa orë në shumë vende të Republikës së Kosovës. Krerët e disa komunave kanë deklaruar se rrugët në qytetet e tyre janë të kalueshme pas pastrimit nga kompanitë përkatëse, raporton Gazeta Sinjali.

Mirëpo, njëjtë nuk po ndodh edhe në rrugën Zhur-Sharr, ku pas mospastrimit të kësaj rruge janë shkaktuar vështirësi të mëdha në komunikacion.

Në pamjet e publikuara shihet i bllokuar një autobus, teksa punëtorët e kompanisë së pastrimit tentojnë t’ia lirojnë rrugën.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here