Agjencia e lajmeve “Reuters” e ka parë tekstin e një grumbulli propozimesh të paraqitura për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë e Ukrainës e të cilat iu prezantuan zyrtarëve evropianë nga emisari amerikan, Steve Witkoff, gjatë bisedimeve në Paris më 17 prill.
Kjo agjenci e publikoi pa ndërhyrje dokumentin që e ka siguruar, të cilin gazeta Nacionale jua sjell të përkthyer në gjuhën shqipe:
Kornizë e Marrëveshjes Rusi – Ukrainë
E transmetuar gojarisht
Përmbledhje: Këto kushte e paraqesin ofertën përfundimtare nga Shtetet e Bashkuara për të dyja palët.
Armëpushimi
-Armëpushim i përhershëm
-Të dyja palët angazhohen menjëherë në bisedime për zbatimin teknik
Garancia e sigurisë për Ukrainën
-Ukraina pranon garanci të fortë sigurie
-Shtetet garantuese do të jenë një grup ad hoc i shteteve evropiane plus shtete joevropiane që janë të gatshme
Ukraina nuk do të kërkojë që t’i bashkohet NATO-s
Ukraina mund ta ndjekë anëtarësimin në BE
Territori
ShBA-ja ofron njohje de jure të kontrollit rus të Krimesë
ShBA-ja ofron njohje de fakto të kontrollit rus të Luhanskut
ShBA-ja ofron njohje de fakto të pjesëve të kontrolluara nga Rusia të Zaporizhias, Donetskut dhe Khersonit
Ukraina e rimerr territorin në rajonin Kharkiv
Ukraina e rimerr kontrollin e Centralit të Energjisë Bërthamore në Zaporizhia përmes kontrollit të ShBA-së dhe administrimin e objektit, ndërsa energjia u distribuohet të dyja palëve, si dhe gjithashtu (kontrollin e) Digës Kakhovka
Ukraina gëzon kalim të papenguar mbi Lumin Dnieper dhe kontrollin e zonës së rërët Kinburn
Ekonomia
Shtetet e Bashkuara dhe Ukraina do të zbatojnë bashkëpunim ekonomik / marrëveshjen për mineralet
Ukraina do të rindërtohet plotësisht dhe do të dëmshpërblehet financiarisht
Sanksionet ndaj Rusisë, që kanë rezultuar nga ky konflikt që nga viti 2014, do të hiqen
Bashkëpunim ekonomik ShBA – Rusi në fushën e energjisë dhe në sektorë të tjerë industrialë