“Krejt jetën i shërbeve atdheut” Mesazhi emocionues i Endritit për ditëlindjen e babait të tij

Në një ditë të veçantë për familjen Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, Endriti, ka ndarë një mesazh të ngrohtë dhe emocional në rrjetet sociale, duke e uruar të atin për ditëlindjen e tij.

Përmes disa fjalëve të thjeshta, por tejet domethënëse, Endrit Thaçi shprehu krenarinë dhe dashurinë e thellë që ndjen për babanë e tij, duke e vlerësuar lart jetën e përkushtuar ndaj vendit.

“Gëzuar ditëlindjen, Babë! Jam shumë krenar me ty. Krejt jetën i shërbeve atdheut! Krejt jetën nuk i numërove vitet, por sukseset për Kosovën. Ditëlindjen e radhës do ta festojmë së bashku!” shkroi Endriti në postimin e tij.

Krahas këtij mesazhi të ndjerë, ai publikoi edhe një fotografi të bukur familjare, ku shfaqet pranë babait dhe nënës së tij, duke përcjellë ndjenjën e unitetit dhe dashurisë familjare.

Ish-presidenti Hashim Thaçi është për momentin duke u përballur me një proces gjyqësor në Dhomat e Specializuara me seli në Hagë.

​Gjatë këtij viti Thaçi, ka realizuar dy vizita të shkurtra në Kosovë, të lejuara nga Dhomat e Specializuara në Hagë për çështjen e babait të tij, i cili vdiq më shumë se një muaj më parë.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here