Hykmete Bajrami ka thënë se nuk ka pasur ndërrim qëndrimi nga ana e tyre, por janë krijuar rrethana të reja që kanë bërë të mundur që deklarata e Kryeministrit të konsiderohet si dorëheqje. Gjithashtu, ajo ka bërë të ditur se LDK-ja do të bëjë kallëzim penal ndaj qeveritarëve që ushtruan mandatin nga 27 marsi.
“U transmetua sikur kemi ndryshuar qëndrim, por në fakt janë krijuar rrethana të reja që kanë bërë të mundur evidentimin e deklaratës së Kryeministrit, dhe kjo deklaratë është pranuar si dorëheqje. Unanimisht është publikuar raporti. Kjo nënkupton që Komisioni e ka njohur si faktike dorëheqjen deklarative të Kryeministrit dhe ministrave. Të gjithë ata që kanë bërë betimin, e kanë bërë një shkelje duke ushtruar detyrën e Kryeministrit dhe ministrave,” theksoi Bajrami.
“LDK do të bëjë kallëzim penal në lidhje me ushtrimin e detyrës nga 27 marsi e tutje. Pastaj do të shqyrtojmë hapat për trajtim edhe në aspektin kushtetues,” tha Bajrami.