Zemaj: Kurti duhet të zgjedhë mes dy pozitave – eksponentët e VV-së s’kanë as dituri elementare

Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Armend Zemaj, para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit, tha për Klan Kosovën se qëndrimi i partisë së tij është i qartë: Albin Kurti duhet të zgjedhë mes postit të kryeministrit në detyrë dhe atij të deputetit.

Ai theksoi se çdo vonesë në betimin e deputetëve lidhet me këtë situatë, duke akuzuar Kurtin për shkelje kushtetuese gjatë ditëve të fundit.

“Më vjen keq që eksponentë të Vetëvendosjes, që duhet të kishin pak dituri elementare sa i përket pjesës legale, kanë dhënë deklarata kontradiktore njëra me tjetrën,” tha Zemaj.

Sipas tij, këto deklarata kanë qenë më shumë populliste sesa në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

“Më shumë kanë komunikuar me një pjesë që i pëlqen ato deklarata, por asnjëra nuk përket me pjesën legale,” deklaroi Zemaj.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here