Ministri në detyrë, Faton Peci, kritikoi deputetët që refuzojnë apo abstenojnë në votime, duke thënë se ata duhet të respektojnë besimin e qytetarëve ose të tërhiqen.
“Të gjithë ata që janë deputetë duhet ta pranojnëbesimin qytetar, që e kanë marrë. Ata që nuk e pranojnë, le të heqin dorë,” tha Peci.
Ai shtoi se KQZ-ja mund të zëvendësojë deputetët që nuk marrin pjesë, me kandidatë të tjerë nga e njëjta parti, të cilët, sipas tij, kanë përgatitje më të mirë parlamentare.