Shpallet në kërkim i dyshuari për shpërthimin në tregun e kafshëve në Prizren

Njëri nga dy të dyshuarit për incidentin në tregun e kafshëve në Prizren, ku para dy ditësh pati shpërthim, është shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës. 37-vjeçari, Xhevdet Selimi po kërkohet, për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, raporton Gazeta Sinjali.

Ai po dyshohet se bashkë me Remzi Murtezin, i cili ndodhet në paraburgim, aktivizuan mjetin shpërthyes dhe për pasojë u lënduan 10 persona.

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmë që kushdo që ka informacione për Selimin, të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

“Personi është: • XHEVDET Shaban SELIMI i lindur me 23.03.1986 Fshati Uglar/ Gjilan. Personi kërkohet , për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” i cili ka ndodhe me 22.11.2023 në Prizren”, thuhet në njoftim.

“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të zhdukur në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”.

“Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës:

– 192 dhe 080019999 (pa pagesë)

– 029 244 355-Drejtoria Rajonale Prizren

– E-mail adresa: [email protected]”.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here