Policia e Kosovës po vazhdon identifikimin e kundërvajtjeve dhe dërgimin e gjobave përmes Postës në adresë të pronarit të veturës.
Kështu u bë e ditur përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ku ndër të tjera thuhet se vendimi i Policisë po zbatohet me seriozitet të plotë.
“Dërgimi i gjobave të trafikut në adresë të pronarit të automjetit për kundërvajtjet e identifikuara përmes kamerave dhe radarëve po zbatohet me seriozitet të plotë. Respektoni rregullat e trafikut dhe kontribuoni në sigurinë rrugore”, kanë shkruar nga Policia e Kosovës në Facebook.