Është ndaluar puna e Njësisë B2 të termocentralit “Kosova B”, për shkak të rrjedhjeve të konsiderueshme të ujit.Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) thotë se procesi i sanimit të gypave të dëmtuar do të zgjasë deri në 48 orë. Ndërkohë, është bërë e ditur se është arritur të sigurohet rreth 5000 megavat energji elektrike nga burime të jashtme që përfaqëson 90% të kapacitetit të planifikuar të prodhimit të Njësisë B2.
Korporata Energjetike ka njoftuar se hera e fundit kur kjo njësi ka pasur rrjedhje ishte më 4 dhjetor të vitit të kaluar. Ndalja u tha se ishte e domosdoshme për të parandaluar pasoja më të mëdha.
“Vlen të theksohet se hera e fundit kur kjo njësi ka pasur një rrjedhje të tillë ishte më 04.12.2024, dhe për të parandaluar ndonjë defekt me pasoja më të mëdha, ndalja e saj ka qenë e domosdoshme. Ekipet tona të mirëmbajtjes dhe ekspertëve teknikë janë në gatishmëri të plotë për të filluar procesin e sanimit të gypave të dëmtuar. Bazuar në vlerësimet paraprake, pritet që ky proces të zgjasë rreth 48 orë”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.