Dy persona kanë mbetur të plagosur mbrëmë pas gjuajtjes me armë zjarri në Prishtinë, plag të cilat njëri prej tyre nuk mundi t’i bëjë ballë, me çrast ka humbur jetë.
I dyshuari për rastin tashmë është identifikuar nga organet e rendit dhe i njëjti është në kërkim.
Të shtënat me armë dhe plagosjen e dy personave e ka konfirmuar mbrëmë zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti. Po ashtu, ajo ka konfirmuar se i dyshuari është identifikuar, dhe se policia është në kërkim të tij.
“Rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë Ahmeti.
Njëri nga të plagosurit që nuk mundi t’i përballojë plagët dhe ka ndërruar jetë është Naser Gashi 62 vjec, i cili përpos që dyshohet se u qëllua me armë, dyshohet se kishte edhe një therje me thikë në gjoks.
Kurse i plagosuri tjetër që ndodhet në spital është Miftar Miftari, 41 vjeçar. I dyshuar për rastin është Alban Gashi.
Lajmin për humbjen e njërit prej të plagosurve e kanë konfirmuar nga Emergjenca e QKUK-së.
“Njëri ka vdekur, ndërsa tjetri është duke u reanimuar në reaminacion. Për momentin është në gjendje stabile dhe janë duke u kryer ekzaminimet e tjera të nevojshme”, thanë nga Emergjenca.