Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është rikthyer dje vetëm për pak orë nga Haga, sa për të parë prindin e tij të sëmurë. Kjo vizitë është pranuar pas disa refuzimesh të Hagës dhe pas ankesave të shumta se Thaçit po i shkelen të drejtat njerëzore, shkruan Gazeta Express.
Gjatë kësaj vizite dhe qëndrimit në QKUK deri në momentin kur ka dalë për t’u larguar nga oborri i spitalit, Thaçi është ruajtur me masa të rrepta sigurie.
Personat e sigurimit të Hagës të veshur me disa maska të çuditshme që shkonin nga pjesa e qafës e deri tek sytë, e kanë ruajtur rreptësishtë Thaçin.
Një prej mjekëve që e ka përqafuar dhe që Thaçi i ka thënë disa fjalë tek shkallët dalëse, i është tërhequr vërejtja nga të njëjtit, derisa njëri prej tyre është rikthyer dhe ka shkëmbyer edhe disa fjalë me mjekun në fjalë./Express/