Tërheqja e ushtrisë amerikane nga Kosova? Porosi të qarta nga Rutte dhe Jamie Shea

Presidenti amerikan Donald Trump ka lëkundur Evropën me deklaratat e tij se nuk do ta mbrojë ushtarakisht teksa e ka kritikuar që nuk ka shpenzuar mjaftueshëm në NATO.

Trumpi gjithashtu ka nisur planet për zhvendosjen e ushtrisë amerikane të angazhuar në Evropë.

Në kohën e këtyre planeve, është raportuar se edhe trupat amerikane që ndodhen në Kosovë mund të largohen.

Mirëpo shefi i NATO-s, Mark Rutte, gjatë vizitës së tij në Kosovë të martën, ka folur qartë për angazhimin e ushtrisë amerikane në Kosovë.

Rutte ka thënë se SHBA-ja është e përkushtuar tërësisht në KFOR dhe në NATO. Këtë konfirmim, Rutte ka thënë se e ka marrë gjatë takimeve të Trumpit me presidentin francez Emmanuel Macron dhe kryeministrin britanik.

Shefi i NATO-s gjithashtu ka thënë se Aleanca është e gatshme t’i përgjigjet çdo zhvillimi të sigurisë në Kosovë, por u ka bërë thirrje udhëheqësve që të mos marrin vendime të njëanshme.

Ndërkaq, ish-zëdhënësi i NATO-së gjatë luftës në Kosovë, Jamie Shea, ka thënë se nuk ka asnjë arsye që forcat amerikane të tërhiqen nga Evropa.

Ai ka thënë se presidenti amerikan Donald Trump e ka për qëllim që aleatët evropianë t’i shtyjë të investojnë më shumë nuk në mbrojtje dhe se nuk planifikon largimin e ushtrisë amerikane nga Evropa.

Por pesë ditë më parë, gazeta e njohur britanike “The Telegraph” ka raportuar se Trumpi është duke menduar tërheqjen e ushtrisë nga Gjermania dhe vendosjen e saj në Evropën Lindore.

Sipas këtij raportimi, Trumpi është duke menduar që rreth 35 mijë ushtarë në Gjermani t’i dërgojë në Hungari, vendim që do t’i përkeqësonte edhe më tej marrëdhëniet SHBA-Evropë.

Trumpi besohet se është i pakënaqur që Evropa po bën presion për luftë, kanë thënë burime për gazetën britanike.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here