Njerëzit e Trumpit u takuan fshehurazi me kundërshtarët politikë të Zelenskyt!

Katër anëtarë të lartë të rrethit të brendshëm të Trumpit mbajtën bisedime sekrete me kundërshtarët kryesorë politikë të Volodymyr Zelenskyt në Kiev, pikërisht në kohën kur Uashingtoni po rreshtohet me Moskën në një përpjekje për të larguar presidentin ukrainas nga pushteti.

Aleatët e lartë të Trumpit u takuan me udhëheqësen e opozitës ukrainase Yulia Tymoshenko, një ish-kryeministre ambicioze e pamëshirshme dhe anëtarë të lartë të partisë së Petro Poroshenkos, paraardhësi i Volodymyr Zelensky si president.

Çelësi i të gjitha planeve që diskutohen përmes kanaleve sekrete është mbajtja e zgjedhjeve presidenciale pasi të arrihet një armëpushim i përkohshëm, por përpara se të fillojnë bisedimet serioze për paqen. Ideja e zgjedhjeve të parakohshme presidenciale po shtyhet edhe nga Kremlini, i cili prej vitesh dëshiron të heqë qafe Zelenskyn.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here