Shqyerja e Kuranit në Prizren, Hoxha: U tha se i dyshuari ka probleme psikike

Një incident i shëmtuar ka ndodhur në qytetin e Prizrenit, ku një qytetar është kapur nga kamerat e sigurisë duke grisur librin e shenjtë, Kuranin.

Lidhur me rastin është deklaruar Hoxha Orhan Bislimaj, duke e dënuar aktin ai është shprehur se sipas informacioneve që kanë i dyshuari ka probleme psikike.

“E pamë nga afër Kur’anin e dëmtuar dhe tani është provë në organet e hetuesisë. Nuk ka dyshim, ky është një akt i shëmtuar dhe neveritës, në mënyrë të skajshme. Bazuar në informacionet e qytetarëve okular, tashmë Policia e Kosovës e ka një emër të dyshuar, e që u tha se kishte PROBLEME PSIQIKE. Kur’ani nuk mund të nënçmohet nga askush, veçse njeriu e nënçmon vetveten. Syfyr të këndshëm, Allahu kabull…!”, shkroi ai në Facebook.

Për këtë rast, Gazeta Insajderi ka kontaktuar me Prokurorinë Themelore, e cila ka konfirmuar se hetimet janë në proces.

Prokuroria ka potencuar se ka urdhëruar policinë që të punojë për identifikimin e kryesit dhe mbledhjen e provave të nevojshme.

“Prokuroria ka vlerësuar se kemi të bëjmë me veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mos durimit” nga neni 141, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK), e cila vepër penale me Ligjin e ri për Prokurorinë Speciale ka kaluar në kompetencë të PSRK-së, ku e njëjta është njoftuar për rastin, dhe veprimet e mëtutjeshme hetimore është duke i ndërmarrë kjo e fundit”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Në anën tjetër nga policia nuk kanë konfirmuar ende nëse i dyshuari ka arritur të arrestohet.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here