Vjedhjet dhe grabitjet janë raste që ndodhin shumë shpesh në bizneset në Kosovë, duke shkaktuar pasiguri dhe humbje. Një rast i tillë ka ndodhur pasditen e së hënës në Ferizaj, ku një market ishte cak i hajnave që kryen plaçkitje të armatosur, raporton Gazeta Sinjali.
Bazuar në informacionet e para, dy persona të armatosur janë futur në një market, prej ku kanë arritur të grabisin një shumë të konsiderueshme parash.
Sinjali mëson se hajnat kanë kapur hiç më pak se 1 mijë euro para të gatshme.
Punëtorja e marketit ishte ajo që u ballafaqua me të dyshuarit dhe për pasojë pësoi lëndime trupore, për çka mori tretman mjekësor.
Si rezultat i denoncimit të rastit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë kryer ekzaminimet e nevojshme.
Të dyshuarit janë arratisur, ndërsa Policia po ndërmerr veprimet e nevojshme për t’i identifikuar dhe arrestuar.
Lidhur me rastin, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit.