Babai i futbollistit të njohur, Granit Xhakës, Ragip Xhaka, kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, është renditur i treti me më së shumti vota në diasporë.
Nga 35.64% e votave të numëruar me postë Xhaka ka 597 vota deri më tani.
Ndërsa kandidati për kryeministër Bedri Hamza, deri më tani numër 1455 vota.
Në vend të dytë renditet Memli Krasniqi me 747 vota.
E katërta në listë është Vlora Çitaku me 553 vota. Ndërsa pas saj renditet Ganimete Musliu me 430 vota.