Pas një takimi të tensionuar me Presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ish-presidenti amerikan Donald Trump foli për gazetarët përpara se të lagohej nga Shtëpia e Bardhë.Trump deklaroi se bisedimet me Zelenskyn “nuk shkuan mirë nga këndvështrimi i tij” dhe e ironizoi liderin ukrainas duke e quajtur “një i fortë i madh”.
Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk synojnë zgjatjen e luftës.
Ai akuzoi Zelenskyn se “e teproi” gjatë diskutimeve dhe përsëriti pretendimin se lideri ukrainas është në një pozicion të dobët në negociatat e mundshme për paqe.Trump u shpreh se Zelensky do të tregonte “forcë” nëse do të nënshkruante marrëveshjen e propozuar nga SHBA për mineralet. “Ai po kërkon të vazhdojë dhe të luftojë, të luftojë, të luftojë; ndërsa ne po kërkojmë t’i japim fund vdekjes,” tha Trump.
I pyetur se çfarë duhet të bëjë Zelensky për të rifilluar bisedimet, Trump tha se ai “duhet të thotë ‘dua të bëj paqe’”.
Më pas ai përsëriti kërcënimin e tij për tërheqjen e mbështetjes amerikane: “Ose do t’i japim fund ose do ta lëmë atë ta luftojë”.