Tërbohet patriarku serb për Dodikun: Do të ketë tensione

Kisha Ortodokse Serbe nuk e ka ndërmend të pajtohet me faktin që politikani më prorus në Ballkan, Milorad Dodik, është dënuar me një vit burg dhe gjashtë të tjera ndalim nga politika.

Patriarku Porfirije është shprehur “thellësisht i shqetësuar”, siç bëhet e ditur nga një njoftim i Kishës Ortodokse Serbe, mbi verdiktin e gjykatës boshnjake.

Sipas njoftimit, Dodiku është dënuar në kundërshtim me të gjithë kuadrat ligjorë.

“Ky verdikt, padyshim jokushtuetues dhe kundër Dejtonit, ka potencialin për të rrezikuar gjithçka është bërë në tridhjetë vjet e kaluara për të shëruar plagët e luftës dhe për të ripajtuar njerëzit e Bosnjës dhe Hercegovinës, dhe rrjedhimisht është së tepërmi i rrezikshëm”, thuhet në këtë njoftim të afishuar në platformën ‘X’.

Sipas njoftimit të Kishës Serbe, kreu i saj u ka bërë thirrje të gjithë akterëve që ta bëjnë më të mirën për të parandaluar rritjen e tensioneve në Bosnje dhe Hercegovinë, që “mund ta rrezikojnë stabilitetin në Ballkan dhe gjithë rajonin, dhe procesi i brishtë e i ndërtuar me vështirësi i ripajtimit ndëretnik mund të shkojë në humnerë”.

Ndryshe, gjykata në Sarajevë të mërkurën e dënoi liderin separatist me një vit burgim dhe ka urdhëruar që të dorëhiqet nga presidenca e entitetit serb për gjashtë vite me radhë për shkak të kundërshtimit të urdhrave të përfaqësuesit ndërkombëtar për paqe.

Kreu i pjesës autonome serbe në Bosnjë u akuzua më 2023 se ka nënshkruar ligje që ishin në kundërshtim me vendimet e gjykatës kushtetuese dhe të dërguarit ndërkombëtar për paqe Christian Schmidt, roli i të cilit më 1995 ishte që të mos e lejonte vendin të zhytej sërish në luftë.

I njohur për lidhjet e tij të ngushta me Rusinë, ai e pati hedhur poshtë akuzën me masa që e pakësonin praninë e autoriteteve qendrore në pjesën serbe të Bosnjës, duke e ndaluar Prokurorinë e Shtetit, Gjykatën dhe Agjencinë e Inteligjencës.

Mediat shkruajnë se ai me gjasë do ta shmangë burgun për shkak se ligji e mundëson që të paguhet një gjobë nëse dënimi nuk është më shumë se një vit.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here