Vullkani e ktheu në xham trurin e njeriut, shkencëtarët zbulojnë detaje tronditëse

Gati 2 mijë vjet pasi një i ri kishte vdekur nga shpërthimi i vullkanit të Vezuvit, shkencëtarët kanë zbuluar se truri i tij ishte ruajtur kur u kthye në xham si pasojë e resë shumë të nxehtë të hirit.

Hulumtuesit kanë gjetur xhamin në vitin 2020 dhe spekuluan se ishte truri i fosilizuar, por nuk dinin se si ishte formuar.Copëzat e vogla të xhamit sa një pjeshkë janë gjetur brenda kafkës së viktimës që besohet se ishte rreth 20-vjeç.

Shkencëtarët tani besojnë se reja e hirit rreth 510 gradë celsius e nxehtë e ka shkrirë trurin dhe pastaj me shpejtësi e ka ngrirë, duke e kthyer atë në xham.Është rasti i vetëm i njohur i kthimit të një organi të njeriut në xham në një proces të natyrshëm.

Vullkani i Vezuvit shpërtheu dhe shkatërroi Herculaneumin dhe Pompein në të cilin jetonin rreth 20 mijë persona. Mbetjet e 1 mijë e 500 personave janë gjetur deri më tani.Shkencëtarët besojnë se hiri i nxehtë ka shkaktuar shumicën e vdekjeve.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here