Raportohet se vëllezërit Tate janë larguar nga Rumania edhe pse e kishin të ndaluar

Sipas burimeve të televizionit BBC, Andrew dhe Tristan Tate u larguan nga Rumania pak pas orës 5 të mëngjesit të enjten.

Besohet se ata u larguan nga vendi përmes një aeroplani privat nga aeroporti “Baneasa” dhe janë nisur në drejtim të Shteteve të Bashkuara.

Andrew dhe Tristan Tate ishin arrestuar në Rumani para tre vjetëve dhe ballafaqohen me gjykim për përdhunim, trafikim të të miturve dhe pastrim parash. Ata i mohojnë të gjitha akuzat.

Për më tepër, dy vëllezërit janë në kërkim nga policia britanike nën akuzat për përdhunim dhe trafikim të qenieve njerëzve, të cilat gjithashtu i mohojnë. Ekstradimi i tyre në Britani do të bëhet porsa të përfundojë rasti gjyqësor në Rumani.

Dy vëllezërve, të cilët kanë shtetësi të dyfishtë britaniko-amerikane, u ishte ndalur largimi nga Rumania, por duket se kjo masë tashmë u është hequr.

Kryeministri rumun më parë kishte mohuar se kishte trysni nga Shtetet e Bashkuara për t’ua lejuar udhëtimin dy vëllezërve.

Vëllezërit Tate kanë mbështetje të gjerë në mediat e krahut të djathtë dhe e kanë përkrahur presidentin amerikan, Donald Trump, gjatë fushatës zgjedhore të vitit të kaluar.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here