Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në fshatin Gllamnik të Podujevës, ku një veturë e tipit Golf 7 është djegur.
Pas ekzaminimit të mjetit, u zbulua prezenca e mbetjeve kockore, dhe ekspertiza e mëpasshme ka konfirmuar se ato janë të njeriut.
Prokurori i shtetit ka angazhuar menjëherë një ekspert antropolog mjeko-ligjor, i cili ka vërtetuar identitetin e mbetjeve. Për të zbardhur plotësisht rastin, prokurori ka marrë masa të menjëhershme dhe ka autorizuar hetime të thelluara, duke koordinuar me njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.Në këtë fazë fillestare të hetimeve, nuk mund të ofrohen më shumë detaje, por prokurori ka siguruar se angazhimi dhe përkushtimi i tij dhe i organeve të rendit janë të plotë për të zbardhur ngjarjen deri në fund dhe për të siguruar drejtësi.