Policia e Kosovës ka kërkuar bashkëpunim nga qytetarët për arrestimin e një personi në Ferizaj.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, në bazë të autorizimit nga Prokuroria Themelore në Ferizaj për publikimin e fotografive të personave në kërkim, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin, vendndodhjen dhe kapjen e personit të dyshuar, mashkull, i cili dyshohet se me datën 09.03.2024 në rrugën ” Ahmet Kaçiku” në Ferizaj ka kryer veprën penale ” Mashtrimi”, ku në një lokal ka mashtruar shitësen me një shumë të caktuar të parave.
Deri më tani i dyshuari i kësaj ngjarje nuk është identifikuar dhe policia rajonale e Ferizajt kërkon bashkëpunim nga qytetarët, që kushdo që ka ndonjë informacion rreth identitetit të tij, të lajmërojnë stacionin më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdetarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406
Policia shton tutje se të dhënat e juaja do të ruhen në konidencialitet të plotë./Telegrafi/