“Partija Kosovskih Srba” e Aleksandar Jabllanoviq që Kosovës i referohet si “Kosovë e Metohi”, kalon në KQZ

Lëvizja Vetëvendosje e festoi si sukses të punës së saj moscertifikimin e Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Dy përfaqësuesit e kësaj partie votuan kundër certifikimit të kësaj partie. Moscertifikimi u mundësua me mospjesmarrjen në votim të përfaqësuesve të partive opozitare.

Në arsyetimin për votimin kundër certifikimit të Listës Serbe, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi, dy përfaqësuesit e LVV-së në KQZ përmendën se kjo parti i referohet Kosovës si “Kosovo i Metohija”.

Në fillim, dy anëtarët e VV-së në KQZ, Sami Kurteshi dhe Alban Krasniqi kanë shprehur kundërshtimin për certifikimin e këtij subjekti politik.

“Kam rezervat e mia dhe më duhet me i shpreh dhe janë shumë elemente, pra prezantimi i kandidatëve të Listës Serbe. Pra asnjëherë nuk përmend Republika e Kosovës por thotë ‘Kosovo i Metohija’. Nuk thotë ‘rrnoftë Kosova por rrnoftë Serbia’. Përfaqësuesit e kësaj liste mbajnë kontakte me pushtetin e Vuçiqit ku shihet edhe Radojiçiqi, ku kanë lidhje me sulmin terrorist në Banjskë dhe së fundmi edhe në Ibër Lepenc”, tha Kurteshi.

Por në KQZ kaloi pa problem dhe u certifikua për zgjedhjet e ardhshme Partia e Serbëve të Kosovës, subjekti politik i udhëhequr nga Aleksandar Jabllanoviq, që po ashtu, i referohet vendit si “Kosova i Metohija” nëpër njoftimet e këtij subjekti që publikohen në rrjetet sociale.

Për më tepër, Jabllanoviq, si ministër për Komunitete dhe Kthim në vitin 2015 i kishte quajtur “egërsira” nënat gjakovare, pas një proteste që ato kishin bërë kundër pelegrinëve serbë që e vizitonin një kishë për Krishtlindjet Ortodokse.

Ajo deklaratë kishte ngjallur edhe protesta, përveç reagimit masiv në publik. Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje dhe tash kryeministër, u kishte prirë atyre protestave.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here