Ukraina sulmon me dronë në thellësi të territorit rus

Ukraina ndërmori të shtunën në mëngjes sulme me dronë në thellësi të territorit rus, që autoritetet lokale thanë se dëmtuan godina banimi në qytetin Kazan të rajonit të Tatarstanit, mbi 1000 kilometra larg vijës së frontit.

Zyra e shtypit e guvernatorit të Tatarstanit, Rustam Minnikhanov, tha se tetë dronë sulmuan qytetin. Gjashtë prej tyre goditën godina banimi, një goditi një objekt industrial dhe një u rrëzua mbi një lumë, thuhet në deklaratë.

Një video e postuar në kanalin lokal të lajmeve Telegram Astra, e verifikuar nga Associated Press, tregon një dron që përplaset në katet e sipërme të një ndërtese të lartë. Autoritetet lokale thanë se nuk pati viktima.

Fluturimet në aeroportin e Kazanit u ndalën përkohësisht dhe të gjitha tubimet masive u anuluan për të shtunën dhe të dielën. #VOA #zëriiamerikës #russia #ukraine.
https://www.facebook.com/share/r/1ChhZvQZ3p/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here