Një mësuese 43-vjeçare në Britani, nënë e dy fëmijëve, është dënuar me 2 vite burg pasi u akuzua se kishte bindur një 15-vjeçar që të kryente marrëdhënie seksuale.
Mësuesja i ka kundërshtuar akuzat. Ajo ka thënë se djali ishte dobët me mësime dhe kishte shumë nevojë për përmirësime, ndaj ajo ishte ofruar ta ndihmonte. Por mësuesja e pranon se e kishte tepruar që kishte menduar ta bënte mësimin në një dhomë hoteli, të cilën e kishte prenotuar vetë.
Ajo këmbëngul që nuk kishte asnjë interes seksual ndaj djalit, por gjykata në Liverpul vendosi ta dënojë me dy vite burg për “bindje të një të mituri për marrëdhënie seksuale”.
Ndërkohë, problemi i mësueseve që bëjnë seks me nxënësit vazhdon të jetë i përhapur edhe në SHBA, ku vazhdojnë të kapen raste të ndryshme, pavarësisht dënimeve të rënda. Brittany Zamora kryente marrëdhënie me nxënësin e saj 13 vjeçar dhe u dënua me 20 vite burg.
Veç mësueseve, pak kohë më parë u kap dhe një police që ka kryer marrëdhënie me një djalë adoleshent.
Debra Lafave u dënua me burg sepse kreu marrëdhënie me një nxënës 14 vjeçar
Erin Elizabeth McAuliffe pranoi se kishte kryer marrëdhënie me tre nxënës.
Shanwetta D. Reece është arrestuar dy herë për të njëjtën akuzë, atë të marrëdhënieve seksuale me nxënës.
Stephanie Peterson u dënua me 3 vite burg. Justifikimi në gjykatë ishte që “nxënësi kishte këmëngulur shumë dhe që kishte dashur vërtet shumë që të kryenin marrëdhënie.
Alexandria Vera u dënua me 10 vjet burg pasi kreu marrëdhënie me një 13 vjecar
Michelle Preston u dënua me 3 vite burg pasi pranoi që kishte kryer marrëdhënie me tre nxënës.
Taylor Ivy Boncal, 22 vjeçe, mësuese fizike, u dënua sepse kreu marrëdhënie me një nxënës 18 vjeçar.
Loni Folks pranoi se kishte kryer marrëdhënie me një nxënës 16 vjeçar.
Sara Fawlkes, pranoi se kishte kryer marredhenie me një 17 vjeçar.
Allyson Moran u akuzua se e kishte ftuar një nxënës në shtëpi, e kishte çuar te një dhomë pa dritare dhe kishte kryer marrëdhënie. Ajo këmbëngul se aktet seksuale i nisi nxënësi.
Lindsey Banta Jarvis, 27, pranoi se kreu marrëdhënie me një nxënës. Bashkëshorti e përkrahu deri në fund.
Heather Lee Robertson, 38 vjeçe, nënë e dy fëmijëve, u dënua sepse kishte kryer marrëdhënie me tetë nxënës.
Jessie Goline, e martuar, u dënua sepse kishte kryer marrëdhënie me katër nxënës. Dy prej tyre i kishte ftuar në të njëjtën natë në shtëpi, për seks treshe.
Randi Zurenko, nënë e 5 fëmijëve, u dënua sepse kishte kryer marrëdhënie me dy nxënëse femra.
Fatim Grupico, nga shkolla katolike, kreu marrëdhënie me një 17 vjeçar.
Jessica Storer u dënua me dy vite burg pasi kreu marrëdhënie me një nxënës të cilit bashkëshorti i saj i kishte dhënë alkool, te shtëpia e çiftit.
Cori Beard, dy nxënës, 6 vjet burg
Haeli Noelle Wey u akuzua se kishte kryer marrëdhënie me dy nxënës.
Kayla Sprinkles u përpoq të arratiset nga vendi pasi u akuzua për marrëdhënie seksuale me një nxënës 16 vjeçar, por më pas u dorëzua./topchannel