Historia e Wayne Shaw është me të vërtetë e jashtëzakonshme dhe e pabesueshme.
Nëse kthehemi prapa në kohë, më saktësisht në vitin 2017, portierit rezervë të ekipit, Sutton, iu desh të pensionohej para kohe nga futbolli.
Jo me dëshirë të tij, por për gabimin qesharak dhe komik që e bër.
Shawt iu desh të largohej nga klubi dhe të pensionohej nga futbolli pasi e kishte ngrënë një byrek gjatë pushimit mes pjesëve në ndeshjen të cilën ekipi i tij e humbi nga Arsenali në FA Cup, ndërsa veprimi i tij u kap LIVE në televizor.
Incidenti u hetua nga Federata Angleze pasi kompanitë e basteve e kishin futur atë “në lojë” duke e krijuar një kuotë që të vihej bast që ai do të hante byrek jashtë fushës, gjë që ai e bëri dhe gjithçka u kap e u pa në TV.
Çfarë legjende, tash ai e zotëron një ‘pub’ dhe një biznes, në të cilin shet… Byrekë!