Trajneri Bylbyl Sokoli, tani kandidat në listën e Lëvizjes Vetëvendosje për deputet në Kuvendin e Kosovës, në emisionin COMPASS në ATV, tregoi motivet që e shtynë të bëhet pjesë e politikës.
Ai tha se sportistët kanë vuajtur për vite nga mungesa e mbështetjes dhe organizimit në sport.
“Gjithmonë kemi pasur ankesa prej sportistëve se politika s’po kontribuon, s’po ndihmon, s’po ndërton. S’kemi objekte, terrene, s’kemi infrastrukturë”, u shpreh Sokoli.
Sokoli tregoi se një bisedë e drejtpërdrejtë me kryeministrin Albin Kurti ishte vendimtare për vendimin e tij.
“Kryeministri Kurti shumë shpejt më bindi që së paku në politikë të dëgjohet zëri i sportistëve. Vizioni i tij për sportin dhe për Lojërat Mesdhetare që po vijnë shumë shpejt më motivoi që të bëhem pjesë e këtij programi,” tha Sokoli.
Intervistën e plotë me Bylbyl Sokolin në emisionin COMPASS, e gjeni në videon më poshtë: