Irani thotë se është në kontakt të drejtpërdrejtë me rebelët në udhëheqësinë e re të Sirisë

Irani ka hapur një linjë të drejtpërdrejtë komunikimi me rebelët brenda udhëheqësisë së re të Sirisë, i tha të hënën agjencisë “Reuters” një zyrtar i lartë iranian.

Sipas tij, ky veprim është përpjekje për të “parandaluar një trajektore armiqësore” mes dy vendeve pas rënies nga pushtetit të aleatit kyç të Teheranit, Bashar al-Assad.

Ndërkohë, Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mbajë më vonë të hënën një takim urgjent për të diskutuar rreth rënies së regjimit të Assadit, raporton televizioni BBC.

Mbledhja është kërkuar nga Rusia, e cila raportohet se u ka ofruar azil Assadit dhe familjes së tij në Moskë.

Ofensiva e rebelëve kundër regjimit të Assadit u udhëhoq nga grupi Tahrir al-Sham (HTS), bashkë me fraksione të tjera rebelësh, duke i dhënë fund sundimit gjysmëshekullor të familjes Assad.

Sulmi nisi para vetëm 12 ditëve, ndërsa në fundjavë dy qytete të rëndësishme ranë në duart e rebelëve. Homsi, qyteti i tretë më i madh në Siri, u kap nga rebelët të shtunën pas vetëm një dite luftimesh.

Të dielën, rebelët e udhëhequr nga HTS-ja njoftuan se kishin hyrë në kryeqytetin Damask, duke liruar të burgosur nga një burg famëkeq ushtarak.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here