Dëshmitari Avni Selimi tha se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri, Sladan Trajkoviq ka bërë roje derisa po digjej shtëpia e axhës së tij, ku brenda saj kishte familjar.
Ai ka deklaruar se babai dhe axha i tij, ishin ndalur në rrugë nga i akuzuari Trajkoviq, i cili u kishte thënë t’i ngritin duart lart dhë nën kërcënimin e armës i ka sjellë deri tek shtëpia e axhës së tyre, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Më 27 mars 1999, jena konë në lagje tone. Me djalin e mixhës tem B.S dhe baba jem H.S e ka pa një kojshi O.O, në kohë lufte atëherë ushtria e policia delshin nëpër fshtara rend dhe ka dasht me dal me pyt O. se çka ka tek ta, kur u zatet me O.O. Tu bo llaf o ardhë Sladan Trajkoviqi me automat në dorë, i veshur polic, vet i dyti o kon, i ka shti me i qu durtë përpjet, automatat në qafë jau ka shti dhe kanë vazhdu me ardhë te shpia e mixhës madh, i ka shti Sladani babën edhe O.O”, ka thënë dëshmitari Selimi.
I njëjti pohoi se këtë ngjarje ai dhe B.S e kanë parë me sytë e tyre.Dëshmitari Avni Selimi tha se i akuzuari për krime lufte në Vushtrri, Sladan Trajkoviq ka bërë roje derisa po digjej shtëpia e axhës së tij, ku brenda saj kishte familjar.
Ai ka deklaruar se babai dhe axha i tij, ishin ndalur në rrugë nga i akuzuari Trajkoviq, i cili u kishte thënë t’i ngritin duart lart dhë nën kërcënimin e armës i ka sjellë deri tek shtëpia e axhës së tyre, raporton “Betimi për Drejtësi”.
“Më 27 mars 1999, jena konë në lagje tone. Me djalin e mixhës tem B.S dhe baba jem H.S e ka pa një kojshi O.O, në kohë lufte atëherë ushtria e policia delshin nëpër fshtara rend dhe ka dasht me dal me pyt O. se çka ka tek ta, kur u zatet me O.O. Tu bo llaf o ardhë Sladan Trajkoviqi me automat në dorë, i veshur polic, vet i dyti o kon, i ka shti me i qu durtë përpjet, automatat në qafë jau ka shti dhe kanë vazhdu me ardhë te shpia e mixhës madh, i ka shti Sladani babën edhe O.O”, ka thënë dëshmitari Selimi.
I njëjti pohoi se këtë ngjarje ai dhe B.S e kanë parë me sytë e tyre.
Ndërkaq, më vonë ai tha se tek shtëpia kishin ardhur policë të tjerë, përfshirë edhe babain e tani të akuzuarit Trajkoviq dhe kishin kontrolluar shtepitë e axhallarëve të tij.
“Mas një kohe ia kanë dhënë flakën shtëpisë ku i kan shti O.O dhe H.S me u kallë në shtëpi”, ka thënë Selimi.
Po ashtu ai ka pohuar se i akuzuari Trajkoviq ka qenë te shtëpia i axhës së tij L.S dhe ka qëndruar roje derisa shtëpia po digjej e që brenda saj kishte familjar të tij, ku në po të njejtin vend ka ndërruar jetë gruaja e axhës, tani e ndjera H.S.
“E ndjera H.S ka qenë në ballkon, unë me sy të mi se kam pa, baba ka dhënë deklaratë atëherë në UNMIK ku ka thanë se Sladani e ka goditë me thikë H.S dhe e ka shti në shtëpi me u kallë në sobë”, ka shtuar dëshmitari.
Ai tha se gruan e axhës e kishin nxjerrë familjarë të tij të vdekur nga shtëpia mirëpo kufoma nuk ishte djegur.
Dëshmitari Selimi, ka pohuar se ishte takuar me djalin e të akuzuarit në Vushtrri, i cili kishte ardhur me një shqiptar tek ai dhe duke biseduar e kishte kuptuar se është djali i të akuzuarit.
“Ti koke djali i kriminelit, a e din që baba yt ka ba kështu kështu, kallxoj Sladanit, filan fisteku Avni Selimi më ka nxanë dhe më ka thanë që je djali i kriminelit”, ka thënë mes tjerash dëshmitari, teksa ka rrëfyer takimin me djalin e Trajkoviq.
Në seancën e sotme, mbrojtësi i të akuzuarit Trajkoviq, avokati Dejan Vasiç ka ballafaquar dëshmitarin Selimi me disa deklarata të tij të dhëna më herët.
Ai ka kërkuar të di pse në deklarimet e mëhershme të dhëna në Prokurori dëshmitari kishte thënë se Trajkoviq i ka mbajt për duar, ndërsa sot thotë se kanë qenë me duar të ngritura lart.
Dëshmitari tha se përgjigja është se ata (referuar O.O dhe H.S) kanë qenë e duar lartë çdo herë, vetëm nëse ka qenë ndonjë lëshim në deklaratat e mëhershme.
Tutje, Vasiç ka kërkuar nga gjykata të ia sigurojë edhe një deklaratë që dëshmitari kishte dhënë në Polici rreth vitit 2017/2018, të cilën ka thënë se mbrojtja nuk e posedon.
Paraprakisht, në sencën e sotme dëshmin e tij e ka dhënë dëshmitari, Sylejman Mustafa.
Ai ka pohuar se tani të akuzuarin Trajkoviq e ka parë në fshatin Prolluzhë, tek stacioni i trenit, ku së bashku me serbë të tjerë, të pajisur me flamuj serb dhe foto të Millosheviqit dhe Arkanit kanë kënduar këngë nacionaliste serbe.
“E kom pa këtë kojshin, Sladan Trajkoviqin aty për aty, edhe e knojshin kangen e mershin flamurin e Serbisë, fotografinë e Milloshit e të Arkanit dhe këndojshin kangën serbisht”, ka thënë mes tjerash dëshmitari.
I njëjti ka pohuar se të akuzuarin e njeh prej fëmijërisë, pasi fshatrat ku ata kanë jetuar janë shumë afër, dhe poashtu janë parë disaherë në Vushtri.
Mustafa tutje ka rrëfyer vrasjen e babait dhe nënës së tij, ku kjo e fundit ishte vrarë me plumba në oborrin e shtëpisë së saj, para syve të tij.
“Ia kanë dhanë edhe të tretin plumb, kanë piskat fmija, unë kam desht me dal, nana u rrëzu në kokërr të shpinës, ka ndërru jetë. Atëherë gruja e fëmija e vet kem fillu me dal me ikë, ata janë zhdjerg kadale. E kanë gjetë babën në shpinë ma larg, fëmija kanë kajt e kanë piskat, i kam nij tre pushke, tre krisma, e kanë vra babën edhe e kanë djeg shpinë”, ka thënë dëshmitari.
Dëshmitari Mustafa po ashtu ka folur lidhur me vrasjen e një plaku nga fshati Sibovc, i cili ishte goditur e maltretuar deri në vdekje nga gjashtë polic serb.
Sipas tij, këta gjashtë policë, përfshirë edhe të akuzuarin Sladan Trajkoviq i kishte parë me sytë e tij teksa me kondak pushke kishin goditur plakun, e që i njejti kishte gjetur vdekjen nga plagët e marra.
“Pe nij ni piskame ‘o kuku nanë’, Alia ma bojke me dorë, aty e nijsha krismë, bërtimën, edhe aty ky e din shumë mirë është një çeshme edhe u mshefa, edhe u nal britma e nalën ata”, duke pohuar se pas vrasjes së plakut kanë shkuar tek një kishë duke goditur këmbanën dhe duke bërtitur se kishin vrarë një terrorist, referuar plakut të vrarë.
Për këtë rast, Mustafa pohoi se prezent në rrahje ka qenë edhe i akuzuari.
“Po, Sladani aty o konë, te tonë i sillshin me kondak pushke e me do stupca”, ka thënë dëshmitari.
Në lidhje me këtë dëshmitar, dëshmia e tij nuk ka mundur të përfundohet, dhe i njëjti do të dëgjohet edhe një ditë tjetër, kjo me kërkesë të mbrojtjes së të akuzuarit.
Kjo kërkesë është aprovuar nga gjykata me qëllim të paisjes me ‘Procesverbali i Identifikimit të Personit’ të cilin mbrojtja ka deklaruar që nuk e posedon.
Poashtu mbrojtja ka pasur kërkesë për paisje edhe me disa deklarata të dhëna nga dëshmitarët nëpër institucione tjera për të cilat i ka kërkuar gjykatës që t’ua sigurohen.
Ndryshe, Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), më 12 korrik 2023 ka ngritur aktakuzë kundër Sladan Trajkoviq i cili akuzohet për krime lufte kundër popullatës civile.
Sipas aktakuzës, Trajkoviq po akuzohet se gjatë kohës së luftës në Kosovë, në periudhën kohore 1998-1999 në fshatin Reznik, Komuna e Vushtrrisë dhe në fshatrat përreth kësaj komune, individualisht dhe në bashkëkryerje me personat tjerë, ka kontribuar në vrasje, bastisje, rrahje, maltretime, arrestime, tortura, trajtim në mënyrë ç‘njerëzore, mbajtja në kushte skllavërie, dëbimin dhe depërtimin e mijërave civilëve shqiptarë si dhe masat e plaçkitjes, djegies dhe shkatërrimit të shtëpive të popullsisë civile shqiptare që nuk kanë marrë pjesë drejtpërdrejt në konflikt.
Me këto veprime, Trajkoviq akuzohet se në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të panjohur të njësisë së Policisë Serbe dhe personave tjerë të armatosur dhe të uniformuar ka kryer veprën penale “Krimet e luftës kundër popullatës civile”, e paraparë dhe e dënueshme sipas nenit 142 dhe 22 të Ligjit Penal të ish-Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë aktualisht i inkriminuar si krime kundër njerëzimit nga neni 143, paragrafi 1, nënparagrafi 1.4, 1.6 dhe 1.7 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.