Shpërthen zjarri në aeroplan, momenti kur piloti bën ulje emergjente në aeroportin turk

Aeroplani i pasagjerëve “Sukhoi Superjet 100” i prodhimit rus pësoi një defekt këtë të diel pas uljes në Aeroportin e Antalias.

Ai ishte nisur nga Soçi, Rusi dhe mbante 89 pasagjerë e gjashtë anëtarë të ekuipazhit, shkruan Daily Mail.

Sipas deklaratës, pas defektit piloti bëri një thirrje urgjence dhe ekipet e zjarrëfikësve tentonin të shuanin zjarrin sa më shpejt.Ky ishtë moment i frikshëm për pasagjerët.

Pamjet dramatike tregojnë dhjetëra pasagjerë, përfshirë fëmijë, duke ikur nga avioni i djegur, ndërsa sirenat flakërojnë në sfond.

Tutje, ministria konfirmoi se të gjithë 95 personat në bord u evakuuan në mënyrë të sigurt.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here