Sulmi me raketë balistike në Dnipro, Putin paralajmëron Perëndimin

Rusia sulmoi Ukrainën me një raketë balistike ndërkontinentale të enjten.Presidenti rus, Valdimir Putin ka komentuar ngjarjen duke thënë se sulmi në Dnipro erdhi si një përgjigje ndaj përdorimit nga Ukraina të armëve me rreze të gjatë veprimi nga SHBA dhe Britania e Madhe për të goditur objektivat brenda Rusisë.

Putin shtoi se Rusia mund të sulmojë objektet ushtarake të atyre vendeve që lejuan përdorimin e armëve të tyre për këtë qëllim.

Ai tha se “sulmi u krye me një raketë të re konvencionale me rreze të mesme veprimi” të koduar Oreshnik, e cila sipas tij udhëtoi me një shpejtësi prej 10 Mach, ose 2.5-3 km/s.”

Sakaq ai theksoi se Rusia ishte “e gatshme për çdo zhvillim. Nëse dikush ende dyshon për këtë, ata nuk duhet ta bëjnë. Gjithmonë do të ketë një përgjigje”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here