Publikohen pamjet e atentatit ndaj 28 vjeçarit, i riu po hipte në makinë

Joq ka publikuar pamjet e atentatit të ndodhur mesnatën e 19 nëntorit në rrugën “Xhanfize Keko” ku mbeti i vrarë 28-vjeçari, Klaudio Prendi.I riu sapo kishte dalë nga një lokal i zonës ku kishte qenë i shoqëruar nga disa miq dhe 2 efektivë të Policisë së Shtetit.

Duke hipur në makinën e tij tip “G Class”, parkuar pranë stacionit të autobusit, një mjet tip “Audi” i bardhë i është afruar paralel dhe ka qëlluar 7 herë ndaj tij.

Ka dyshime se autori, i cili ka qenë në makinë me 2 persona të tjerë, ka përdorur armë me silenciator pasi të shtënat nuk janë dëgjuar.

Sapo kanë parë ngjarjen e rëndë, shokët e 28-vjeçarit kanë dalë me vrap nga lokali për ti ardhur në ndihmë të riut, ata e hipën në makinë Klaudio Prendin dhe u nisën drejt Spitalit të Traumës, por i riu nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Pas atentatit autorët janë larguar në drejtim të Farkës ku kanë djegur mjetin, targat e të cilit rezultonin të mbivendosura greke.

Klaudio Prendi sapo ishte kthyer nga jashtë shtetit dhe ishte djali i ish-gjyqtarit, Fran Prendi.

Video e marrë nga JOQ:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here