Pushteti i përgjigjet Zyrës së BE-së: Gjykata është në betejë me Qeverinë, e jo Qeveria me Gjykatën

Një ditë pasi Zyra e BE-së në Kosovës tha se Gjykata Kushtetuese duhet të jetë e pavarur dhe e lirë nga presioni politik reagoi partia në pushtet Lëvizja Vetëvendosje duke mohuar se po ndërhynë në sistemin e drejtësisë.

Anëtari i Komisionit parlamentar të Legjislacionit, nga radhët e Vetëvendosjes, Dimal Basha tha se urojnë që Gjykata të mbetet e pavarur dhe pa ndikim politik, por sipas tij, vendimet e saj po tregojnë që ajo është në betejë me Qeverinë, e jo Qeveria me gjykatën.

Ne secilën shoqëri demokratike diskutohen e debatohen të gjitha vendimet e gjykatave kushtetuese, apo të asaj Supreme në rastin e Amerikës. Pra debati dhe komentimi i vendimeve NUK është ndërhyrje në drejtësi, përkundrazi, është ndërhyrje në ekzekutiv kur Gjykata Kushtetuese vlerëson për reforma, kompetencë kjo ekskluzive e qeverisë! Për fund, edhe ne urojmë që Gjykata të mbetet e pavarur dhe pa ndikim politik, por që fatkeqësisht vendimet e tyre po tregojnë që ata janë nën influencë dhe në betejë me qeverinë, e jo qeveria me gjykatën!”, tha Basha për RTV21.

Kryeministri Kurti javën e kaluar tha se Kushtetuesja me vonesat në trajtimin e ligjeve dhe rrëzimin e tyre po e bllokon reformën pozitive dhe progresiste. Kjo deklaratë e tij ngjalli reagimin e Zyrës së BE-së në Kosovë e cila për rtv21 tha se pavarësia e gjyqësorit është një gur themel i sundimit të ligjit dhe kriter thelbësor për çdo shoqëri demokratike.

Gjatë mandatit të Qeverisë aktuale me dhjetëra ligje përfunduan në Gjykatë Kushtetuese. Disa u rrëzuan tërësisht, disa pjesërisht e disa vazhdojnë të presin për vlerësim kushtetutshmërie.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here