Gazetari rumun i kritikon bashkëvendasit: Lexoni se çka ka ndodhur në Kosovë më 1999

Ndeshja Rumani – Kosovë, e luajtur më 15 nëntor në Bukuresht, ka ngjallur debate të shumta në futbollin kosovar, rumun dhe jo vetëm.

Se çka ndodhi në fushën e “Arena Nationala” është diskutuar tash e katër ditë pa u ndalur, si studio televizive e po ashtu edhe me artikuj.Një të tillë, në formë editoriali, e ka shkruar edhe një nga gazetarët më të njohur e më të mirë në Rumani, Narcis Drejan.

Ai i ka kritikuar tej mase bashkëkombasit e tij, e me theks më të veçantë shtëpinë e futbollit europian, UEFA-n.

Ky është teksti i tij i përkthyer në gjuhën shqipë (pa ndërhyrje):

Shkruan Narcis Drejan për “gsp.ro”

Forumi putinist i futbollit evropian, që ka në krye Ceferinin, një njeri që fle me portretin e Vladimirit mbi kokë, si një ikonë, është përgjegjësi kryesor për të gjitha devijimet me nuanca politike në ndeshjet e futbollit.

Është shumë e lehtë të fillosh të bësh dyshime të qëllimshme, të hidhesh në qafë të kosovarëve, por jo edhe të mos shohësh asnjëherë pyllin nga pemët. Kur UEFA dhe FIFA miratuan që ekipi i Kosovës të mos mund të luante kundër disa shtetesh si Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Rusia, kjo ishte një problem i qartë.

Përveç ndeshjeve të Kosovës, ka edhe Spanjë – Gjibraltar, Ukrainë – Rusi dhe Armeni – Azerbajxhan (të ndaluara). Me përjashtim të Spanjë – Gjibraltar, të gjitha të tjerat janë në lindje, dhe UEFA konsideron që kjo nuk është një ‘problem’.

Prej kur mbajmë ne anën e serbëve…

Nuk ka pasur asnjë ndeshje të Rumanisë me Kosovën pa probleme, megjithatë nuk e kam kuptuar kurrë këtë miqësi me serbët, sidomos pasi ne harrojmë shumë shpejt. Janë 25 vjet që kur presidenti i atëhershëm i vendit, Emil Constantinescu, i dha NATO-s qasje të pakufizuar në hapësirën tonë ajrore për zhvillimin e operacioneve të forcave aleate, që bombarduan ish-Jugosllavinë. Çfarë na bënë ata fqinji tanë atëherë, që masakruan Kosovën, duke i konsideruar njerëzit e atij vendi si të ishin në një stallë derrash.

Dhe për të kuptuar pak histori, nuk mund të thërrasësh “Serbi, Serbi” në një stadium përpara një populli të masakruar në mënyrë të drejtpërdrejtë nga serbët, po ashtu 25 vjet më parë. Nuk po flasim për vitet ’40, siç thonë, ne jemi ende traumatizuar nga revolucioni i vitit ’89, kur rumunët qëllonin rumunët.

Lexoni pak për masakrat e mëposhtme nga viti 1999: Lipjan, Çikatiovë, Gjakovë, Luzane, Vushtri, Korishë, Dubër, Prizren, Pejë, ku serbët vranë shqiptarë dhe kosovarë, në stilin mesjetar. Një popull i pazot, një popull që nuk ka kaluar nëpër luftë, që nuk ka empati kurrë për dhimbjen e tjetrit, vepron kështu. Dhe pse? Sepse një bandë huliganësh, shumë prej të cilëve kanë dosje penale, mendojnë se është “cool” në stadium të sulmosh një shtet që ka kaluar nëpër horroret e luftës. Po sikur të gjeje nesër prindërit e tu të varur në derë dhe të mësoje se ata ishin serbë të mallkuar, a do të thërrisje akoma “Serbi, Serbi”? Apo e keni harruar ndeshjet Serbi – Rumani kur na nxirrnin jashtë duke thënë “romë”? Por ne harrojmë shpejt, sepse gjithmonë gjejmë diçka tjetër me çfarë të merremi.

Përbindëshat e UEFA-s

Në gjithë këtë kontekst, UEFA nuk ka bërë asgjë që nga ndeshja e parë me Kosovën. Ka gjobitur FRF-në, dhe Burleanu dhe banda e tij e trishtuar kanë marrë qëndrimin e përjetshëm të diktonit: “Koka e ulur, shpatulla nuk e godet.”

Vërtet besoni se nga sot e tutje do të ketë ndeshje të qeta me Kosovën? Kurrë! Largimi i një ekipi kombëtar nga stadiumi Kombëtar nuk është një akt i parapërgatitur, mos shpenzoni kohë duke ndjekur mashtrimet e atyre që mendojnë vetëm për xhepat e tyre, si Mihalache. Do ta shihni se në rast të ndonjë tërheqjeje tjetër, Kosova do të refuzojë të luajë kundër Rumanisë. Po nuk ka asgjë, Burleanu do pranojë të luajmë edhe në Guam, vetëm që Ceferin të hedhë disa para për një konkurrencë që të sjellë fitime.

UEFA është një turp, që ka shndërruar futbollin në një korporatë që nxjerr shumë para. UEFA ka zhvendosur Kazakistanin në Evropë, dhe së shpejti thonë se do të duan të shtojnë edhe Australinë dhe Oqeaninë, sepse, ja, Commonëealth, Britania e Madhe, po vjen aty, ç’na duhen më.

Banda mafioze e UEFA-s nuk merr parasysh asnjë konflikt politik, është shndërruar në një organ që nxjerr përçarje dhe dhimbje. Dhe mos u shqetësoni, nuk do të kalojë shumë kohë dhe ekipet e Rusisë do të hidhen përsëri në kompeticionet evropiane, dhe ekipi i Putinit do të jetë përsëri në kualifikime! Sepse ka shumë para në Gazprom, të cilat janë të vendosura në depozitat e UEFA Champions League.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here