Drejtori i KDI-së, Ismet Kryeziu, ka reaguar ndaj kryeministrit, Albin Kurti për videon e tij, ku tha se po bëhet luftë propagandistike ndaj Qeverisë së tij.
Kryeziu ka thënë se po krijohen lajme për të shatazhuar njerëz dhe për të mbyllur debatet mbi keqpërdorimet.
Pajtohem me Kryeministrin Kurti, se nga debati publik per keqperdorimin e subvencioneve te kalojme tek akuzat per atentate, vertete eshte lufte hibride dhe prodhimi i lajmeve te rreme.Madje, krijimi i ketyre lajmeve per te shantazhuar njerez, per te mbyllur debatet mbi keqperdorimet, eshte nje taktike tipike e lajmeve te rreme, e njohur per ne.