8 Nëntori është dita e 312 e kalendarit gregorian (dita e 313 në vitin e brishtë) – kështu që deri në fund të vitit kanë mbetur edhe 52 ditë.
Ngjarje
1884 – Lindi Herman Rorschach, psikiatër zviceran frojdian psikoanalist i njohur për zhvillimin provës projektuese “Inkblot Rorschach”, për të cilën thuhet se pasqyron pjesë të pavetëdijëshme të personalitetit me anë të stimujve. Në këtë test, individëve u paraqiten 10 inkblots – një në një kohë – dhe u kërkohet të thonë se çfarë objekte ose shifra ata shohin në secilën prej tyre. Në vitin 1921, Herman shkroi librin Psychodiagnostik, ku shpjegon bazën e testit të tij dhe pati sukses të menjëherëshëm. Nga disa, testi inkblot është kritikuar si pseudoshkencë, dhe vazhdon të shihet si i kontestueshëm. Vetëm një vit pas botimit të librit, Rorschach vdiq nga apendesiti , në moshën 37 vjeçare.
1895 – Ndërsa po eksperimentonte me energji elektrike, Wilhelm Rontgen zbulon rreze elektromagnetike dhe i quan X, nga që ishin të panjohura deri atëhere. Për këtë zbulim, Rontgen u nderua me çmimin Nobel në Fizikë në vitin 1901, ndërsa Shoqata Ndërkombëtare e Kimisë quajti elementin 111, Roentgenium.
1936 – Trupat Frankoiste dështojnë në përpjekjet për të marë Madridin, por vendosin një rrethim që zgjati 3 vjet. Qyteti ra përfundimisht në duart e nacionalistëve të Frankos më 28 mars 1939. Lufta Civile Spanjolle filloi pas një grushti të dështuar shteti kundër qeverisë së Frontit Popullor të Republikës spanjolle nga ana e oficerëve të krahut të djathtë të ushtrisë së udhëhequr nga Francisko Franko më 18 korrik 1936.
1940 – Pushtimi italian i Greqisë dështon ndërsa forcat greke dolën fituese në betejën e Elaia – Kalamas ndaj ushtrisë italiane. Së bashku me humbjen italiane në Betejën e Pindit , kjo fitore greke në Elaia – Kalamas çoi në shkarkimin e komandantit të forcave pushtuese italiane në Shqipëri, Sebastiano Visconti Prasca, më 9 nëntor. Në javët e ardhshme, forcat greke ndërmorrën një kundërsulm në shkallë të gjërë duke i detyruar italianët të tërhiqeshin thellë në territorin shqiptar.
1941 – Themelohet Partia Komuniste Shqiptare nga bashkimi i grupeve komuniste. Bashkërendues i këtij bashkimi ishte edhe malazezi Miladin Popovic. Në formimin e PKSH-së nuk u zgjodh një udheheqës, por për koordinimin e degëve të partisë u caktua Enver Hoxha, sekretar për Tiranën. Në mars 1943, Hoxha zgjidhet kryetar i partisë. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe çlirimit të Shqipërisë nga Italia dhe Gjermania, PKSH-ja vjen në pushtet dhe Hoxha merr përsipër postet si kryeministër, ministër i Jashtëm, ministër i Mbrojtjes dhe dhe komandant i përgjithshëm. Me vendim të Kongresit I (1948), PKSH-ja ndryshon emrin në Parti e Punës (PPSH). Në Kongresin e X (1991), PPSH-ja shndërrohet në Parti Socialiste (PS).
1977 – Manolis Andronikos, arkeolog grek dhe profesor në Universitetin Aristotel të Selanikut, zbulon varrin e Filipit II të Maqedonisë në Vergina. Varri ishte i paprekur, dhe përmbante shumë sende të vlefshme, të cilat u bënë pjesë e një ekspozite shëtitëse “Në Kërkim të Aleksandrit” në 4 qytete në Shtetet e Bashkuara, nga viti 1980 – 1982. Ndërsa vetë zbulimi është i një rëndësie të madhe arkeologjike, identifikimi i varrit me Filipin, vazhdon të kontestohet nga disa arkeologë.
1889 – Montana pranohet si shteti i 41-të i ShBA-ve.
1895 – Duke eksperimentuar me elektricitet Wilhelm Röntgen zbulon rrezet x.
1923 – Adolf Hitler bën tentativën e parë të marrjes së pushtetit në Gjermani, me grusht shtetin e dështuar në Munih, që njihet si “Puçi i Hollit të Birave”.
1935 – Fernand Bouisson zgjedhet kryeministër i Francës.
1939 – Në Munich, Adolf Hitler i shpëton një tentimi për vrasje, në kohën kur ishte duke festuar përvjetorin e 16-të të Beer Hall Putsch.
1941 – U krijua Partia Komuniste Shqiptare.
1966 – Edward Brooke bëhet afro-amerikani i parë që zgjedhet senator në Senati e Shteteve të Bashkuara.
2010 – BE heq vizat për Shqipërinë dhe Bosnje-Hercegovinën.
Lindje
1656 – Edmond Halley, astronom anglez
1848 – Gottlob Frege, fizikant dhe matematikan gjerman
1909 – Ivan Donçeviç, letrar kroat
1935 – Alain Delon, aktor francez
1947 – Nakib Abdagiq, aktor dhe letrar boshnjak
1970 – Zehnija Buliq, letrar boshnjak
1983 – Blanka Vlashiç, atlete kroate.
Vdekje
1674 – John Milton, letrar anglez
1953 – Ivan Aleksejeviç Bunjin, letrar rus, nobelist
1984 – Vjeçeslav Molotov, politikan rus
1987 – Alija Nametak, folklorist, dramaturg boshnjak.