Zgjedhjet në SHBA, Haradinaj me kritika të ashpëra për Kurtin: I iku Administrata e Bidenit pa e shfytëzuar

I pari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka folur për zgjedhjet 2024 në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, teksa tha se është e dhimbshme mosshfytëzimi nga Qeveria e Kosovës i administratës së presidentit në ikje të SHBA-ve, Joe Biden, raporton GazetaDemos.

Haradinaj kritikoi ashpër Qeverinë për mosarritjen e një bashkëpunimi me Administratën e Bidenit, të cilën e vlerëson si të fundit aq pro-shqiptare në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Nuk besoj më që do të përsëritet historia që të kemi në Amerikë president me aq shumë njohuri, me aq shumë të kaluar pro-shqiptare. Asnjëherë një president tjetër s’ka me qenë aq i lidhur me shqiptarë, s’ka me pasë më. Ky ka qenë i fundit dhe ndër më autoritativët dhe e humbëm edhe këtë, s’morëm prej tij atë që kemi mundur me e marrë”.

“Nën Administratën e Biden mërritëm me na u ndal Defender 2022 dhe mbërritëm me na dënu edhe BE-ja, këtu dikun është problemi te ne, është te kryeministri i ynë”, shtoi Haradinaj.

I pari i AAK-së po ashtu shtoi se ikja e kësaj administrate nga pushteti, pa një bashkëpunim birateral, “është e dhimbshme”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here