Gazetari Vehbi Kajtazi ka njoftuar se sot në veturën e tij është gjetur një paisje e dyshimtë, shkruan GazetaDemos.
Kajtazi thotë se Policia është në vendin e ngjarjes duke pritur njësi të specializuara.
“Sot kam sjell veturen ne servis per kontroll. Gjate kontrollit eshte zbuluar se ne veturen time eshte nje pajisje e dyshimte e vendosur ne anen e majte afer rrotes. Policia eshte ne vend te ngjarjes duke pritur njesite e specializuara. Per kete rast eshte njoftuar edhe prokurori i shtetit”, shkruan ai.