Çka punojnë dhe sa paguhen qytetarët e Kosovës në Gjermani?

Sektorët e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit në Gjermani punësojnë pjesën më të madhe të kosovarëve që jetojnë atje. Por, me kalimin e viteve është rritur edhe numri i punëtorëve në sektorë të ndryshëm, si shëndetësi, edukim dhe informim e komunikim.

Në bazë të të dhënave së prezantuara nga Instituti GAP, del se numri më i madh i kosovarëve që punojnë në Gjermani janë të angazhuar në sektorin e ndërtimtarisë, tregtisë dhe prodhimit.

Numri i punëtorëve nga Kosova që kanë punuar në Gjermani në vitin 2019/Grafika REL

Në vitin 2023, paga mesatare në Gjermani për kosovarët ishte 2,822 euro, shumë më e lartë në krahasim me pagën mesatare prej 468 eurosh në Kosovë.

Sektori i ndërtimtarisë prin me 32,238 kosovarë të punësuar, ndërsa ata që punojnë në tregti dhe prodhim ndjekin me 17,774 dhe 17,702 punëtorë përkatësisht.

Përveç këtyre sektorëve, gjithashtu një numër i konsiderueshëm është i angazhuar në hoteleri dhe gastronomi (12,434 punëtorë), si dhe në fusha të tjera.

Numri i punëtorëve nga Kosova që kanë punuar në Gjermani në vitin 2023/Grafika REL

Sa i përket pagave, sektori i informimit dhe komunikimit në Gjermani ofron pagën më të lartë për kosovarët, rreth 3,762 euro, krahasuar me vetëm 930 euro në Kosovë. Ndërkohë, sektori i gastronomisë ofron pagën më të ulët në Gjermani, me 1,867 euro, por ende shumë më të lartë se paga mesatare për këtë sektor në Kosovë, që është 348 euro.

Ky raport thekson dallimin e madh ekonomik mes pagave në Gjermani dhe Kosovë, me një rritje të vazhdueshme të emigrimit të fuqisë punëtore kosovare drejt tregut gjerman, sidomos në sektorët e ndërtimtarisë dhe shërbimeve./REL

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here